Operohet Ansu Fati, sulmuesi ka probleme me meniskun e gjurit të këmbës së majtë
Ansu Fati do të jetë mungesa e madhe e Barcelonës, për së paku disa muaj.
Sulmuesi ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit dhe është i detyruar që këtë të hënë ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi katalanas, që përmes një postimi në faqen zyrtare u bë e ditur se futbollisti nga Guinea ka dëmtuar meniskun e gjurit të këmbës së majtë.
Dëmtime të tilla kërkojnë një kohë rikuperim rreth 3 muaj, në varësi të fazës së rikuperimit.
18-vjeçari po kalonte një moment mjaft të mirë, duke qenë protagonist rregullisht për Barcelonën, që tani duhet t’i bëjë llogaritë pa sulmuesin. Edhe pse i ri në moshë, Ansu Fati ka zhvilluar 43 ndeshje me fanellën e katalanasve duke shënuar 13 gola e duke dhënë 3 asiste.
Edhe pse ende herët, Fati shihet si pasardhësi i Leo Messit në “Camp Nou”.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta