Masa të reja anti-Covid, prej së mërkurës rikthehet kufizimi i lëvizjes
Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë njoftoi sot se i ka këshilluar qeverisë masa të reja shtesë duke filluar prej datës 11 nëntor:
- Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00 në gjithë vendin
- Të ndalohet aktiviteti i bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 deri në orën 06:00
Zëvendësministrja Mira Rakacolli tha se masat shtesë do të zgjasin tre javë dhe do të rishikohen.
Prej muajit mars kur u diagnostikuan rastet e para me COVID-19 në Shqipëri autoritetet kanë kryer rreth 140 mijë teste, nga ku janë pikasur mbi 24 mijë persona të infektuar.
Muajin e fundit situata është përkeqësuar ndjeshëm. Prirja e infeksionit është bërë më e lartë.
Komiteti Teknik këshilloi qeverinë që prej datës 15 tetor mbajtja e maskës të bëhej me detyrim edhe në mjediset e hapura.
Mirëpo kjo masë nuk e ka ndalur prirjen negative, pasi prej 15 tetorit janë diagnostikuar rreth 8 mijë raste të tjera me COVID-19, teksa janë shënuar edhe 120 viktima të tjera ndër pacientët e sëmurë të shtruar në spitale.
Të dhënat e përpunuara nga Euronews Albania tregojnë se nga 16.4% që ishte në periudhën 15 shtator-15 tetor, pozitiviteti ndër personat e testuar ka vajtur në 22.3% gjatë 25 ditëve të fundit, shifra këto tejet shqetësuese, pasi numri i testimeve ka ardhur duke u shtuar, por bashkë me të edhe pozitiviteti.
Këto të dhëna tregojnë se infeksioni është përhapur më shumë kohët e fundit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta