Përballja me Hagën, gazetari Ernest Bunguri: Pati një betejë të vogël mes avokatit të Thaçit dhe prokurorisë

9 Nëntor 2020 | 15:55

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë paraqitjes në seancën e parë në Gjykatën e Hagës nuk i ka pranuar, por i hedhi kategorikisht poshtë akuzat për krime lufte. Gjatës seancës, avokati mbrojtës i ish-kreut të shtetit të Kosovës, David Hooper u shpreh se në aktakuzë nuk përmendet e ashtuquajtura shtëpia e verdhë, vjedhja apo trafikimi i organeve, çështje këto, të cilat shërbyen për ngritjen e Gjykatës së Luftës.

“Ku janë këto pretendime për vjedhje të organeve njerëzore dhe historia e shtëpisë së verdhë e cila ishte kaq e rëndësishme në nxitjen për krijimin e kësaj gjykate. Jo që është vetëm njollë ndaj kosovarëve por edhe pretendimi që krijoji këtë gjykatë të Kosovës. E them Gjykatë e Kosovës, por nuk ka asgjë nga Kosova, nuk ka asnjë emblemë të Kosovës. Thaçi i dinte që ishin këto pretendime gjepura, duke e ditur këtë ndihmoi Komisionin Evropian në krijimi ne kësaj gjykate”, tha Hooper.

Gazetari i Euronews Albania, Ernest Bunguri, raportoi nga Holanda se avokati i Thaçit është ndjerë i turpëruar kur ka parë klientin e tij me pranga në duar. Duke perifrazuar fjalët e avokatit, gazetari Bunguri thotë se z. Hooper është shprehur se Thaçi është një personalitet, i cili sipas tij i ka shërbyer Kosovës dhe nuk meriton të trajtohej në këtë formë.

“Më shumë në fakt ka folur avokati i z.Thaçi, ndryshe nga seanca e parë që kemi pasur me Jakup Krasniqin. Pati një betejë të vogël mes avokatit të z.Thaçi dhe prokurorisë, pasi avokati i z.Thaçi nisi duke thënë se ku janë provat për shtëpinë e verdhë , dhe për heqjen e organeve, gjë e cila ka qenë baza për ngritjen e gjykatës. Fakte dhe akuza, për të cilat dhe në Kosovë është votuar për krijimin e kësaj gjykate, sepse të paktën të akuzuarit thonë se nuk ka ndodhur asnjë e tillë. Ai ka thënë se është turpëruese, sepse e ka gjetur Thaçin me pranga në duar. Sipas avokatit, z. Thaçi nuk e meriton të ketë një trajtim të tillë”, raportoi Bunguri.

Lexoni gjithashtu:

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kundër akuzave: I hedh poshtë të gjitha

I indinjuar dhe emocional, Krasniqi në Hagë mohon akuzat: Kurrë nuk e kam drejtuar gishtin nga civilët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026