Situata politike në Kosovë, deputetja e AAK-së bën thirrje për bashkim të forcave

9 Nëntor 2020 | 16:55

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada-Bujupi komentoi për Euronews Albania zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën me aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale e Hagës ndaj nëntë ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare.

Kada-Bujupi këmbënguli se ajo vetë dhe kolegët e saj të AAK-së nuk e votuan në vitin 2015 ngritjen e Gjykatës Speciale pasi e konsideronin si të dëmshme për Kosovën.

“Ne nuk donim të legjitimonim një proces të padrejtë, anti-kushtetues, nuk votuam fare… dhe ajo që po ndodh sot në Hagë është pasojë e vendimit të marrë asokohe, i cili u kalua për herë të dytë në Kuvend dhe Dhomat e Specializuara u ngritën mbi bazë të raportit të Dick Marty dhe që tashmë po del që nuk është pjesë as e akt-akuzës, gjë që dëshmon se ajo [gjykata] është më së shumti politike,” – tha deputetja e AAK-së.

Deputetja e AAK-së hodhi poshtë akuzat se partia e saj nuk donte që të angazhohej për “pastrimin” e imazhit të Kosovës dhe luftës së saj duke rikthyer në vëmendje se janë rreth 36 shqiptarë të dënuar për krime lufte, ndërsa nga ana serbe vetëm 21.

“Prandaj ata që na akuzuan se nuk ishim të gatshëm të ballafaqoheshim me akuzat e pretenduara… e kanë gabim sepse nga ana Serbe nuk ka asnjë llogari, ndërsa 21 vite pas luftës nga një Gjykatë krejt etnike përndiqen të gjithë ish-kryetarët e shtetit me një aktakuzë që ka edhe shkelje juridike,” – theksoi deputetja e AAK-së.

E pyetur për vizitën e bërë së fundmi nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, Donika Kada-Bujupi u shpreh se situata dikton nevojën për bashkëpunim më të gjerë mes palëve politike me synim kryesor “që të mos rrezikohet Kosova”.

Deputetja e AAK-së theksoi se “qeveria është në plan të dytë”, por “që të kemi institucione funksionale, duhet të kemi bashkim forcash dhe sa më pak opozitë dhe pozitë për çështjet kryesore të Kosovës”.

“S’i referohem veç PDK-së, mendoj se Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve nuk mund të jetë jashtë të këtyre proceseve… ndaj i thërras që të kemi një bashkëpunim të të gjitha forcave në vend, në mënyrë që ta kalojmë këtë periudhë sfiduese,” – u shpreh Kada-Bujupi.

Pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për të marrë postin e tij, post i cili aktualisht drejtohet nga Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026