Kurti i përgjigjet Lajçak: Suksesi i marrëveshjes nuk varet nga unë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër.
Teksa i ka kthyer përgjigje emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni, Kurti theksoi se duhet diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes që janë pajtuar në Bruksel.
“Ne jemi dakorduar për propozimin evropian me iniciativë franko-gjermane dhe të mbështetur nga SHBA-të dhe Italia, aty janë 5 fjali në preambulë janë 11 nene gjithsejtë. Le ta diskutojmë planin e zbatimit. Unë e kuptoj që Serbia shtynë shumë për çështjen e Asociacionit, ajo është në nenin 10, në fakt kur kam shikuar tash së fundmi bashkë me konkluzionet që janë bërë në Bruksel del se që nga 2 korriku i vitit 2011 deri më 25 gusht të vitit 2015 janë 39 marrëveshje gjithsejtë dhe Asociacioni përbënë 6 pikat e para të një marrëveshje 15 pikëshe e cila është e 16 prej 39”, tha Kurti.
Ky i fundit deklaroi ndër të tjera se ata e dinë qëndrimin e Serbisë.
“Ne e dimë qëndrimin e Serbisë por unë duhet ti referohem asaj që i jemi marrë vesh. Plani i zbatimit duhet të diskutohet në Ohër e mbase jo vetëm në Ohër . Unë jam optimist, por tash se a do të ketë sukses apo jo e dini që nuk varet prej meje. Unë kam ofruar që ta nënshkruajmë propozimin evropian por pala tjetër nuk ka qenë e gatshme e ka refuzuar”, tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ngërçi në PD, ekspertja: Demokratët mund të futen në zgjedhje në dy koalicione
- E dënuar me 8 vite burg për korrupsion në Ekuador, arratiset ish-ministrja
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta