Elita e UÇK-së në Hagë, Bilall Sherifi: Shqipëria dhe Kosova të lobojnë bashkë për të shpëtuar të ardhmen

9 Nëntor 2020 | 20:00

Deputeti Bilall Sherifi komentoi për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania zhvillimet me aktakuzat e ngritura ndaj nëntë ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai këmbënguli se politika dhe shoqëria shqiptare duhet të jenë të bashkuar “për të shpëtuar të ardhmen e kombit dhe shtetit të Kosovës”.

Në Hagë, sipas Sherifit gjendet “historia” dhe “e tashmja” e Kosovës. Me këtë ai nënkuptoi qëndrimin për sa i përket luftës çlirimtare dhe faktit se të akuzuar janë shtetarët, të cilët ishin dhe udhëheqës të luftës.

Duke folur për aktakuzat “si tejet të rënda”, Sherifi tha se ato implikojnë edhe Shqipërinë pasi një pjesë e akuzave që rrjedhin nga raporti i Dick Marty-it për “trafik organesh” kanë ndodhur në territorin shqiptar.

“Të jemi të qartë, në këto akuza monstruoze për trafiqe organesh janë përfshirë jo vetëm UÇK-ja por edhe shteti shqiptar, sepse sipas akuzës të gjitha këto krime janë kryer në territorin shqiptar. Tashmë kemi për detyrë të shpëtojmë të ardhmen e kombit [shqiptar] dhe shtetit të Kosovës dhe kjo për mua nuk është e pamundur sepse e drejta dhe e vërteta janë në anën tonë,” – u shpreh Sherifi.

Gazetarja Ilva Tare ndërhyri për faktin se mbi 60 faqe aktakuzë me prova dhe fakte të pretenduara nga prokuroria speciale kanë nevojë për “kundër-prova” për t’u hedhur poshtë. Mirëpo deputeti Sherifi pretendoi se “ashtu siç ka pësuar ‘fiasko’ aktakuza themelore e ngritur nga Marty për trafiqe organesh, ashtu do të përfundojnë dhe këto”.

“Siç tha avokati i zotit Thaçi, ato [aktakuza] janë përmbledhje incidentesh gjatë luftës dhe assesi projekt apo plan të UÇK-së siç pretendon aktakuza, ndaj jam i bindur se e vërteta është krejt ndryshe,” – këmbënguli deputeti Sherifi duke kërkuar nga parlamentarët shqiptarë që të ketë qëndrim konkret nga Këshilli i Evropës.

Gjatë diskutimit edhe me analistin Gëzim Podgorica u sqarua se parlamenti shqiptar ka votuar një rezolutë që kërkonte zbardhjen e pretendimeve të Dick Marty-it.

“Kjo duhet marrë si nismë pozitive, nuk ka pse ngarkohet dhe as më shumë të futet në situata dhe këndvështrime politike,” – u shpreh Podgorica.

Mirëpo Sherifi reagoi me zell duke e konsideruar të pakuptimtë dhe politikanët shqiptarë duhet ta kundërshtonin dhe hidhnin poshtë raportin e Marty-it.

Sherifi kërkoi nga shteti shqiptar dhe ai kosovar lobim të gjithanshëm dhe hartim të një plani të përbashkët për të hedhur poshtë planin aktual që po e sjell Kosovën në një krizë të vazhdueshme ekzistenciale.

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021