Posti i presidentit, Ramush Haradinaj: Nuk është koha të flasim për këtë, erdha për mbështetje

10 Nëntor 2020 | 06:44

Ditën e djeshme lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ishte për vizitë tek zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, ku u prit nga kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj. Pas vizitës Haradinaj deklaroi se zhvilloi këtë takim për shkak të situatës së krijuar nga Gjykata Speciale, ku shprehu përkrahje në rrethana të mungesës së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ndërsa për çështjen e postit të presidentit ai tha se nuk është koha që të diskutohet për këtë çështje. 

“Erdha për mbështetje. Nuk është koha të flasim për presidentin”, është shprehur Haradinaj.

Po kështu gjatë ditës së djeshme Haradinaj u takua edhe me Avdullah Hotin, Isa Mustafën dhe me Fatmir Limajn, por nuk janë dhënë detaje në lidhje me këto takime.

Hashim Thaçi, Kadri Vesli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi tashmë janë të arrestuar dhe ndodhen për gjykim në Gjykatën e Hagës. 

Sipas aktakuzës, veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit,  të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026