Ende pa fitues zyrtar, Nesho: Rezistenca e Trump kaotike, njësoj si një pjesë e presidencës së tij
Njësoj siç paralajmëroi dhe Donald Trump do të ishte një tranzicion jo i lehtë kalimi nga njëri president te tjetri në këto zgjedhje në Amerikë.
“Është një rezistencë kaotike, ashtu siç ishte dhe një pjesë e presidencës së Trump,” – kështu u shpreh Agim Nesho për Euronews Albania.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB ishte i mendimit se kontestimi po bëhet jo sepse Trump nuk pranon humbjen por si një përpjekje për t’iu imponuar republikanëve duke deligjitimuar zgjedhjet e tanishme.
Sa i përket reagimeve nga republikanët, Agim Nesho theksoi se janë të pritshme.
“Elementë kryesorë të partisë republikane, tashmë nuk është se janë ndërgjegjësuar, kanë qenë plotësisht dakord dhe e kanë parë me vëmendje reagimin e elektoratit por në kuptimin që çështja ka arritur të shkojë në një krizë institucionale brenda vendit mendoj që ata do të shprehen gjithnjë e më shumë në favor të një tranzicioni të butë dhe me kalimin e administratës presidentit të zgjedhur Biden,” – u shpreh Nesho.
Ndër të tjera ai solli në vëmendje dhe çështjen e Kosovës, e cila me administratën Biden do të ketë më shumë prioritet.
“Me presidencën Biden do të kemi një rikthim në politikat normale të njohura prej nesh në vlerësimin e Kosovës si një faktor me sovranitet të plotë dhe jo ashtu siç u trajtua nga administrata e presidentit Trump,” – tha Agim Nesho.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta