Vëllazërorja Shqipëri-Kosovë, kuqezinjtë duan suksesin e parë ndaj dardanëve të munguar prej një viti

10 Nëntor 2020 | 09:09

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë këtë të mërkurë ndeshjen e tretë miqësore pas njohjes së Kosovës nga FIFA dhe UEFA.

Një përballje e tillë është konsideruar si vëllazërore edhe pse ndeshjet në fushën e lojës kanë pasur rivalitet dhe pas tyre kanë prodhuar edhe debate.

Në dy takimet miqësore në të shkuarën, skuadra kuqezi nuk ka arritur që të fitojë asnjërën prej tyre, teksa në takimin e vitit 2015, në Prishtinë, dy skuadrat e mbyllën ndeshjen në barazim 2-2, ndërsa në qershor të vitit 2018, dardanët fituan pastër 3-0 në Zyrih të Zvicrës.

Nëse historiku flet në favor të skuadrës së Bernard Challandes, momenti duket më i mirë për kuqezinjtë, që në Nations League kanë marrë 5 pikë, ndërsa Kosova nuk ka mundur që të grumbullojë më shumë se 2 pikë në grupin 3 të Ligës C. Dardanët e kanë regjistruar fitoren e fundit më 14 tetor të vitit të shkuar, ose e thënë ndryshe para më shumë se një vitit.

Si Shqipëria ashtu dhe Kosova do të ketë mungesa, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë.

Kuqezinjtë në njërën anë do të synojnë fitoren e parë ndaj Kosovës, ndërsa skuadra e Challandes do të provojë për të rikthyer emocionet e një suksesi, pas një kohe relativisht të gjatë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026