Mbyllet greva, naftëtarja për Euronews Albania: Zgjodhëm të keqen më të vogël, jemi të mbytur në borxhe

10 Nëntor 2020 | 11:29

Pas takimit të zhvilluar një ditë më parë naftëtarët kanë pranuar ofertën e propozuar nga kryeministri Edi Rama për një mbështetje financiare nga ana e qeverisë.

Naftëtarja Mejreme Ferzaj, e cila bashkë me koleget e saj qëndroi për 26 ditë në grevë urie tha për Euronews Albania se greva ishte një sakrificë që ja kishte vlejtur deri diku.

Në një mendje me kreun e Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj ajo tha se naftëtarët, nga dy të këqija, kishin zgjedhur të keqen më të vogël të detyruar nga kushtet financiare.

“Ishim të detyruara se nga janari e këtej jemi pa bukë, jemi të mbytur në borxhe. Paga do të na jepet derisa në uzinë të paraqitet firma që të fillojë puna.

Nuk na është thënë sa do të jetë paga, por ne ramë dakord sepse jemi pa punë, pa lekë”, tha naftëtarja, teksa përshëndeti kryeministrin për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026