Rusia do të gjejë dronin amerikan, Këshilli i Sigurisë: Duam ta studiojmë
Rusia do përpiqet të gjejë mbetjet e dronit amerikan MQ-9 që u rrëzua në Detin e Zi, në mënyrë që të mund ta studiojë.
Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Këshillit rus të Sigurisë, Nikolai Patrushev këtë të mërkurë.
“Nuk e di nëse do të jemi në gjendje të mbërrijmë tek ai dron, por duhet. Amerikanët thonë se ata nuk po ndërmarrin veprime armiqësore, por ky është një konfirmim se ata janë drejtpërdrejt të përfshirë në luftë,” deklaroi Patrushev për televizionin shtetëror rus.
Ai shtoi se Rusia i kundërshton këto veprime.
Kremlini deklaron se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë tashmë në pikën e tyre më të ulët dhe në një gjendje të mjerueshme, pas këtij incidenti.
Moska mohon se avioni i saj luftarak ka pasur kontakt me dronin në fjalë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta