Pacienti u hodh nga Infektivi, mjekët: Po bëjmë përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e 69-vjeçarit

10 Nëntor 2020 | 12:46

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në spitalin Infektiv, ku u hodh nga kati i tretë një pacient 69-vjeçar.  

Bluzat e bardha njoftojnë se po bëjnë përpjekjet maksimale për të shpetuar jetën e pacientit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Mjekët theksojnë se janë në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjekësor. 

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik. Pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.

Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë qytetarët se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjeksor!

Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ky është rasti i katërt që një pacient me COVID hidhet nga lartësia nga ambientet e spitalit. Tre rastet e para kanë ndodhur në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ kanë rezultuar fatale, pasi të tre pacinetët kanë humbur jetën.

Lexoni gjithashtu: 

Pacienti me COVID-19 hidhet nga ballkoni i Infektivit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026