“Pagë 463 mijë lekë të reja”, Bashkim Fino shfryn ndaj zyrtarëve të vetingut

10 Nëntor 2020 | 15:48

Propozimet e institucioneve për buxhetin e 2021 kanë prodhuar jo pak debate. Kërkesa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shtim personeli dhe shpërblime ekstra ka prodhuar përplasje mes kryetares së këtij institucioni dhe socialistit, Bashkim Fino.

Ndonëse pagat e anëtarëve të institucioneve të reja drejtësisë janë të majme, propozimet për shpërblime ekstra nuk kanë munguar. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë në Komisionin e Ligjeve, kryetarja e KPA-së, Albana Shtylla propozoi që në buxhetin e 2021 të parashikohet shtimi i stafit të këtij institucioni por edhe shpërblimet ekstra.

Kjo kërkesë e kryetares së KPA ashpërsoi tonet e socialistit, Bashkim Fino i cili kërkoi që propozimet mos të merren parasysh.

“Si ka mundësi që këta njerëzit e vetingut që ne i vendosëm vetë, u dhamë një shpërblim dhe pagë 463 mijë lekë të reja, kërkojnë akoma edhe më shumë nga ky buxhet dhe Parlament. Unë e quaj absurde dhe nuk jam dakord që të shkojnë administratë, 43 veta janë më se të mjaftueshëm”, tha Fino.

Por ky nuk ka qenë i vetmi debat ku është përfshirë deputeti i mazhorancës. Fino gjithashtu ka kundërshtuar edhe kërkesat e kreut të KQZ.

“18 milionë rikonstruksion godine thotë ndërkohë që ne kemi godinë të re. Nuk e di sa është e nevojshëm dhe e domosdoshme shtimi i katit në momentin që ka zgjedhje. 23 milionë se duhet të marrë kompjutera të 2020, kur ne çdo dy vjet u kemi dhënë kompjutera, mua më duket një absurditet shumë i madh.

Ndërkaq e pranishme në mbledhjen e zhvilluar, ministrja e Drejtësisë, Etilda gjonaj njoftoi se një risi në buxhetin e institucionit që ajo drejton do të jetë rritja e pagave për 3550 punonjës të policisë së burgjeve.

Sipas ministres, kjo risi vjen në një moment kur buxheti i vitit 2021 do të jetë i përqendruar tek rindërtimi dhe përballimi i pandemisë.

Diskutimet e projekt  buxhetit 2021, duket se shuan për një moment përplasjet mes qeverisë dhe presidencës, me zyrtarët e kësaj të fundit që dakortësuan buxhetin e alokuar për vitin e ardhshëm pa patur asnjë kërkesë shtesë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026