Mosmarrëveshjet, Kosova mes zgjedhjes së Presidentit dhe dialogut me Serbinë
Përveç zgjedhjes së Presidentit të ri, vazhdimi ose jo i dialogut me Serbinë do të jetë një problem më shumë për partitë politike kosovare.
Arrestimi dhe ngritja e aktakuzave ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli e të tjerë zyrtarëve, ka trazuar politikën kosovare.
Zgjedhja e presidentit të ri pritet të sjellë debate politike, por edhe vazhdimi ose jo i dialogut me Serbinë është një çështje tjetër ku priten përplasje.
Presidentja në detyrë Vjosa Osmani, kërkon diskutim ndërpartiak para vazhdimit të këtij procesi, pas situatës së re të krijuar me arrestimet nga Gjykata Speciale.
Për këtë çështje ajo shprehet se ka biseduar edhe me kryeministrin Avdullah Hoti.
“Po e kam ngritur këtë çështje edhe me kryeministrin dhe kam shprehur qëndrimin se mendoj se nëse mendohet menjëherë të vazhdohet me takime ë, e vlerësoj se nuk d të ishte situatë e favorshme për Kosovën dhe ai më ka njoftuar se nuk e ka në plan të ketë ndonjë takim në ditët në vijim,” – tha presidentja në detyrë Osmani.
Por, kryeministri Hoti nuk është dakord me hipotezën e ndërprerjes së dialogut.
“Janë dy zgjidhje: ose mund të mbajmë vendin e izoluar edhe të ankohemi në Prishtinë me deklarata për shtyp, në konferenca për shtyp, ose shkojmë në Bruksel dhe ulemi në tavolinë të dialogut dhe mbrojmë interesat shtetërore të Kosovës. Unë kam zgjedhur ketë të dytën,” – thotë kryeministri Hoti.
Ndërkohë, PDK që ndodhet në opozitë, deklaroi se nuk merret me dialogun, pasi konsideron këtë si një ceshtje që i takon Qeverisë.
“Dhe iu takon partnerëve të koalicionit, Qeverisë, që t’i rishikojnë qëndrimet e tyre në raport me këtë proces. Por ne meqë nuk jemi në tavolinë, nuk marrim pjesë në dialog sepae jemi në opozitë, mendoj se nuk ia vlen të japim opinion se çka duhet të veprojë Qeveria,” – thotë kryetari në detyrë i PDK-së.
Ndërprerjen e dialogut me Serbinë, e kërkoi edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në ditën kur drejt Hagës u dërguan si të arrestuar, ish krerët e lartë të UÇK-së.
Përveç dialogut, problem tjetër është se vendi nuk ka president dhe bazuar në deklaratat e krerëve politikë, nëse nuk gjendet konsensus, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta