Pagesat e rindërtimit, 1300 familje ende në çadra, 260 shtëpi nuk ndërtohen
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaron se një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, 1300 familje qëndrojnë ende në çadra. Ai shton se do të kërkojë anulimin e ndërtimit të 260 banesave për të kompensuar me lekë në dorë familjet.
Ministri i Rindërtimit e bëri këtë deklaratë në Komisionin e Ekonomisë, teksa sqaroi arsyet pse këto familje nuk kanë zgjedhur të zhvendosen në banesa me qira, edhe pse iu është ofruar bonusi.
“Familje që jetojnë sot në çadra janë 1324. Arsyet pse janë në çadra është sepse nuk kanë dashur të largohen nga toka dhe nga bagëtia,” – tha ministri Ahmetaj.
Ai sqaroi se është hasur vështirësi edhe me projektimin e banesave individuale në terrene malore, duke propozuar që me anulimin e ndërtimit, familjet të kompensohen me lekë në dorë.
“Një ndryshim mund ta bëjmë me vendim qeverie. Ka vështirësi në vendet malore për banesat individuale për të ndërtuar modelin, dhe për ato shtëpi që nuk ndërtohen dot nga kompanitë nëpërmjet bashkive atyre familjeve t’u japim shumën totale në dorë dhe të ndërtojnë vetë ata ose të blejnë shtëpi diku tjetër, dhe janë rreth 260 shtëpi që për shkak të gjeologjisë janë të pamundura për t’u ndërtuara si modele,” – u shpreh Ahmetaj.
Buxheti për rindërtimin për vitin 2021 do të jetë 28 miliardë lekë, dhe sipas Ahmetajt deri në fund të këtij viti do të përfundojnë ndërtimi për 900 banesa individuale.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta