Bullgaria bllokoi RMV në BE, takim Zaev-Borisov në përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre

11 Nëntor 2020 | 07:17

Samiti i Sofjes i ka shërbyer Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe mundësi për të diskutuar për mosmarrëveshjet mes tyre që po mbajnë peng konferencën e parë ndërqeveritare. Kryeministri Zoran Zaev u takua ne Sofje me kryeministrin, Boiko  Borisov.

Në një reagim të shkurtër për takimin theksohet përkushtimi për të gjetur një zgjidhje. Bullgaria shprehet e vendosur nga ana e saj se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen çelja e bisedimeve mes Maqedonisë dhe BE-së do të shtyhet për një afat të papërcaktuar.

“Në fund të fundit Bullgaria nuk është vend kandidat për anëtarësim në BE, por Maqedonia. Do të duhej vendi kandidat për anëtarësim ashtu siç parashikojnë parimet, përpara se të bëhet vend anëtar të mos ketë çështje të hapura me fqinjët. Ky është parim i BE-së, por nuk kishte kërcënime, kishim bisedë të mirë miqësore, të hapur, por fatkeqësisht biseda të tillë deri më tani nuk kemi pasur, jo për fajin tonë”, – deklaroi Krasimir Karakaçanov, ministër i mbrojtjes i Bullgarisë.

Gjermania është angazhuar në ndërmjetësimin e Maqedonisë së Veriut për të gjetur një zgjidhje e cila do t’i mundësonte mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare brenda presidencës gjermane të BE. Edhe nga ky samit kancelaria gjermane, Merkel bëri thirrje për kompromis dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026