Rimbursimi për COVID-19, Rama: Ende nuk e kemi gati planin financiar

11 Nëntor 2020 | 11:44

Kryeministri, Edi Rama i pyetur nga Euronews Albania se në paketën e dytë të ndihmës financiare të pandemisë do të jetë e përfshirë rimbursimi për pacientët me COVID që janë trajtuar në shtëpi, tha se ende nuk ka gati një plan.

“Ne jemi brenda strategjisë, brenda planit financiar dhe në momentin që do të jemi gati në bazë të planit financiar sepse, ajo që duhet përsëritur pa pushim është se kjo nuk është një luftë e thjesht, e shkurt dhe e parashikueshme.

Në valën e parë na thuhej hidhni të gjitha ca keni, po ta kishim bërë atë sot nuk do të kishim asnjë kapacitet për të përballuar valën e dytë. Ndaj duhet t’i shohim gjërat në afat të mesëm dhe në afatgjatë. Duhet të fitojmë sfidën e paparashikueshmerisë së kësaj lufte nga pikëpamja e kohëzgjatjes pasi askush dhe askund nuk e di kur do të zgjatë kjo luftë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu u pyet nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu se a nuk do të duhej që për hir të transparencës në spitalet covid do të duhej të hynte media dhe jo ERTV, ai u përgjigj se ata kanë vepruar me kërkesë pasi ishte vënë re dezinformim mbi kapacitetet spitalore.

“Ka ndodhur edhe më parë që të hyjnë mediat, nuk është diçka e pamundur. Natyrisht që nuk mund të shkohet si të në të gjera vende. Mjafton të bëhet kërkesa, të merret në  konsideratë siç faktikisht kemi vepruar dhe në rastin kur kemi vepruar në këtë rast, pasi kemi parë se sa shumë lajme të rreme dhe de informim ka.

Çdo media e autorizuar mund të bëjë punën e vet edhe aty por ndërkohë që jeni jashtë spitaleve ndihmoni që të mos shpërndahen dezinformime dhe sajesa kaq të ulta dhe kaq të shpeshta nëpërmjet ekraneve tuaja”, përfundoi z. Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026