Rriten infektimet në Shkodër, çdo ditë 20 raste të dyshuara në spital
Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 ka prekur edhe Shkodrën, ndërsa në spitalin rajonal drejtohen çdo ditë, të paktën 20 qytetarë të dyshuar. Ardian Dajti, drejtues i këtij spitali tregon për Euronews Albania situatën.
Rritja e rasteve me Covid-19, përtej raportimeve të përditshme, reflektohet edhe në spitalin rajonal Shkodër. Nëse 2 javë më parë në 24 orë kishte rreth 10-12 raste të dyshuara, sot çdo ditë në urgjencë drejtohen të paktën 20 qytetarë.
Për Euronews Albania, Ardian Dajti drejtues i spitalit rajonal në Shkodër shprehet se numri i personave që i drejtohen spitalit si të dyshuar me covid është rritur ndjeshëm .
“Kohët e fundit, sidomos javën e fundit ka pasur një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë në spital. Aktualisht te ne trajtohen 20 raste që kërkojnë ndihmë”.
Si në çdo institucion tjetër, edhe spitali rajonal Shkodër nuk ka qenë imun ndaj infektimeve, ku pozitiv aktualisht janë 10 mjekë e infermierë.
“Numri është rritur para një jave me 10 persona të prekur, megjithatë me 710 punonjës, një numër i tillë është relativisht i vogël dhe nuk i cenon shërbimet”.
Nëse do ketë rritje të rasteve dhe si pasojë udhëzim nga ministria për hapjen e spitaleve rajonale, Dajti shprehet se janë marrë masat paraprake dhe janë rreth 90 shtretër të gatshëm për të pritur të sëmurët.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta