Kryeministri Rama emëron “kritikun” e tij si zv.ministër të Financave

12 Nëntor 2020 | 06:25

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka emëruar në postin e zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë Besart Kadinë. Lajmin për emërimin në këtë post e konfirmoi vetë Kadia për Euronews Albania.

Deri në vitin 2019 Besart Kadia ka mbajtur postin e sekretarit për sipërmarrjen në PD.

Në Nëntor të 2019 z. Kadia është shkarkuar nga kryetari i PD Lulzim Basha  për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar siç shkruhet në shkresën e PD nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të qeverisë.

Besart_kadia.jpg

 

Që nga ajo datë Kadia nuk ka asnjë funksion në Partinë Demokratike dhe nuk mund të ketë as në të ardhmen. Atij i është hequr e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e Partisë Demokratike.

Ekonomisti Besart Kadia ka qenë një zë mjaft kritik ndaj politikave ekonomike të qeverisë Rama, por një ditë më parë atij iu besua posti kyç në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë. 

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Besart Kadia emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026