Trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi rezulton pozitiv me Covid-19
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi nuk do të jetë në drejtimin e skuadrës për dy ndeshjet e radhës, pasi ka rezultuar i infektuar me covid-19. Tekniku i “Shpresave” është futur në izolim menjëherë pasi ka marrë përgjigjen e tamponit.
Federata Shqiptare e futbollit ka njoftuar se për sfidat me Kosovën dhe Anglinë, në drejtimin e 21-vjeçarëve do të jetë Dzemal Mustedanagiç, i cili punon me skuadrat e moshave të Kombëtares për gati 10 vitesh.
“Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç. Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ia besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri”, njoftoi FSHF-ja.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta