Përballja me Hagën, seanca e radhës e ish-luftëtarëve të UÇK-së më 18 nëntor
Pas Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, edhe Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.
Selimi tha se kushdo që ka dyshime, do të bindet që UÇK-ja nuk ka pasur lidhje me krime, por ka luftuar kundër pushtuesit serb për liri.
Të gjithë themeluesit e UÇK-së kanë mbyllur kështu seancat e para gjyqësore ndaj tyre, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 18 nëntor.
Për tre ditë me radhë një e nga një ata dolën para drejtësisë në Hagë me akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Të qetë por të vendosur , katër ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i hodhën poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre.
Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi përcollën mesazhe të forta në sallën e gjyqit.
Krasniqi, zëdhënësi i UÇK i konsideruar si njeriu i letrave, nuk i mbajti emocionet herë pas here, por as nuk e fshehu krenarinë e të qenit pjesë e një lufte për të drejtën për lirinë e Kosovës.
Ndërkaq, Rexhep Selimi njeriu që bëri paraqitjen e parë të UÇK-së i tha Gjykatës dhe mbarë botës se ai ishte çlirimtar ndërsa iu kujtoi se përkrah tyre për çlirimin e Kosovës luftoi dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut.
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të mbahet në 18 nëntor në orën 11:00 në Hagë.
Lexoni gjithashtu:
Aktakuza për krime lufte, Thaçi dhe Krasniqi sot para Gjykatës së Hagës
Kadri Veseli përballet me Gjykatën e Hagës: Deklarohem me bindje se jam i pafajshëm
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta