777 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë, mbi 8 mijë të tjerë të infektuar

12 Nëntor 2020 | 06:54

Që nga fillimi i pandemisë, 777 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë. Viktimat e para në këtë shtet u shënuan më 13 mars dhe më pas pothuajse çdo ditë është  raportuar për humbje jete. 

Ndërkohë numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 26 mijë e 121 persona, ndërsa 16 mijë e 499 prej tyre janë shëruar. Ndërsa numri i rasteve aktive është 8 mijë e 845.

Deri më tani si të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 janë testuar 111 mijë e 560 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 26.121 raste nga 111.560 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 777 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.499 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.845”, thuhet në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK). 

Lexoni gjithashtu:

Kufizime në 7 komuna të Kosovës, kundërshtojnë partitë kryesore të vendit

Masat kufizuese, deputetja e AAK-së Albena Reshitaj: Kundër mbylljes së plotë, ka ende mundësi për masa të ndërmjetme

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026