Femrat më të keqpaguara se meshkujt, eksperti Erion Muça: Arsyet se pse kjo ndodh

12 Nëntor 2020 | 07:13

Shqipëria ka regjistruar një hendek të thellë gjinor edhe në aspektin e pagave. Sipas INSTAT, për të njëjtën punë në ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha meshkujt kanë vijuar të paguhen më shumë se femrat, ndërsa paga mesatare arriti në 50,700 lekë.

Në thellimin e kësaj diference thonë ekspertët ndikojnë shumë faktorë, mes tyre edhe diskriminimi i femrave. Eksperti i punësimit dhe pedagogu i njohur, Erion Muça, foli në Euronews Albania mbi këto pabarazi, ku dhe renditi arsyet kryesore se pse femrat janë më të keqpaguara se burrat në tregun e punës.

“Unë gjykoj se janë gjashtë arsye se pse ndodh kjo pabarazia në paga midis fermave dhe meshkujve. Arsyeja e parë lidhet mes profesioneve që zgjedhin për të studiuar gratë dhe burrat. Që në fillim gratë përgjithësisht zgjedhin profesione me pozicione pune në treg, që relativisht kanë paga më të ulëta. Për shembull zgjedhin mësuesinë, e cila ka pagë mesatare dhe meshkujt zgjedhin inxhinieritë që kanë pagë më të lartë. Kjo është arsyeja pse ndodh, dhe nuk është vetëm për Shqipërinë. Arsyeja e dytë, ka një dallimin gjinor, që lidhet me sektorët dhje profesionet. Meshkujt punojnë në sektorë në prodhim që kanë ngarkesë dhe paga e tyre është më e lartë. Arsyeja e tretë unë do të them se lidhet me faktin se gratë janë të prirura për të punuar me kohë të pjesshme. Kjo sjellë diferencë në paga.

Arsyeja e katërt, ka një prezencë të diskriminimit dhe paragjykimit, dhe kjo fillon që në fazat e para të kërkimit të një pune. Femrat paragjykohen që në fazat e para të punës. Arsyeja e pestë se pse ka një pabarazi të tillë në vlerësim midis femrave dhe meshkujve është fakti se një pjesë e mirë e femrave, sipas statistikave, dy muaj në vit nga mbingarkesa tek femrat është punë e papaguar”, tha ai.

Ai theksoi se hendeku i krijuar në këtë pjesë mund të eliminohet vetëm përmes emancipimit social dhe pavarësisë, që duhet të kenë femrat.

“Sa më e emancipuara dhe sa më të pavarura të jenë femrat dhe sa më të larta t’i kenë pretendimet aq më i ulët do të jetë hendeku i pagave”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Hendeku i pagave në Shqipëri, burrat paguhen më shumë se gratë për të njëjtën punë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026