Ndeshjet miqësore, Holanda barazon me Spanjën, Gjermania sukses minimal ndaj Çekisë
Mbrëmjen e së mërkurës, disa prej kombëtareve europiane kanë zbritur në fushë, për të bërë provat gjenerale para ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve.
Sfida më interesante u zhvillua në Amsterdam, ku Holanda priste Spanjën. Sfida miqësore në “Johan Cruijff Arena” u mbyll pa fitues. Spanja e gjeti e para golin, me anë të Kanales, i cili zhbllokoi rezultatin që në pjesën e parë.
Në fillimin e fraksionit të dytë, “tulipanët” ishin ata që vendosën ekuilibrin me anë të Van De Beek, i cili nga brenda zone nuk gaboi.
Holanda regjistron barazimin e tretë radhazi, por trajneri Frank de Boer duhet të presë ende që të festojë suksesin e parë si trajneri i Kombëtares.
Gjermania në anën tjetër iu fal golit të Valtshmit në përballjen me Çekinë. 24-vjeçari shënoi që në 15 minutat e para të takimit, duke vulosur rezultatin që nuk ndryshoi deri nën fund. Trajneri Joachim Low po punon që të afrojë emra të rinj në përfaqësuese, të cilët japin besim për të ardhmen.
Në ndeshjet e tjera të së mërkurës, mund të veçohen humbja e Francës 2-0 me Finlandën, përmbysja e 2-1 e Belgjikës ndaj Zvicrës dhe suksesi 4-0 i Italisë me Estoninë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi