Pas sherrit e mori peng në makinë, Policia prangos një 34-vjeçar nga Vlora
Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale. Blutë e qytetit të Vlorës bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar një 34-vjeçar, i cili pas një sherri për motive të dobëta ka marrë peng një person, dhe më pas e ka futur me forcë në makinën e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka marrë pa dëshirë, në mjetin e tij, shtetasin B. R., banues në Vlorë”, njofton policia.
Po ashtu, në zonën e Delvinës është vënë në pranga një 40-vjeçar nga Korça, i cili ishte dënuar me burg për kundërshtim të forcave të rendit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar shtetasin Xh.(E.). R., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, shton policia.
Autoritetet ligjzbatuese vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta