25 vite më parë vrau vajzën e saj, arrestohet 46-vjeçarja në Korçë
Policia e Korçës ka arrestuar 46-vjeçaren Irena Kostaki (Zeria), pasi Gjykata e Lamies e ka dënuar me 20 vite burg për veprën penale “vrasje me qëllim”.
“Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar këtë shtetase me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja me paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policies.
Më tej policia sqaron se 46-vjeçarja në vitin 1995 ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe dy vite më vonë është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi.
“Kjo shtetase, më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.
Masa e sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë është caktuar për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias, Greqi.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta