Raporti i BERZH: Rritet korrupsioni, PPP-të rrezikojnë borxhin
Qeverisja në vend vlerësohet me notë negative në vitin 2020, në raportin e fundit të tranzicionit të publikuar nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim).
Raporti vlerëson se korrupsioni mbetet në nivele të larta, ndërsa qeverisë i tërhiqet vëmendja të rishikojë ligjin e koncesioneve.
Sipas këtij raporti, i cili këtë vit është përqendruar në rëndësinë që ka roli i shtetit për shkak të krizës së Covid-19, konstatohet se treguesit e mirëqeverisjes në vend janë përkeqësuar.
Po ashtu dhe efiçenca e gjyqësorit dhe perceptimi i korrupsionit e stabilitetit politik janë vlerësuar me notë negative.
Në këtë raport janë 6 tregues që maten në indeksin e vlerësimit të cilësive të tranzicionit, konkurrueshmëria, mirëqeverisja, ekonomia e gjelbër, gjithëpërfshirja, rezistenca dhe integrimi.
Në pikëzimin nga 1 deri në 10, mirëqeverisje e Shqipërisë ra nga 5.16 në vitin 2019, në 4.5 në 2020, duke qenë vendi i dytë me qeverisjen më të keqe në Europen Juglindore, pas Bosnjë-Hercegovinës.
BERZH vlerëson se borxhi publik mbetet i lartë, dhe gjatë vitit të kaluar ka mbërritur në rreth 68.0 përqind të PBB-së, pa marrë në konsideratë kostot e koncesioneve PPP.
Në këto kushte, raporti këshillon qeverinë të rishikojë kuadrin ligjor dhe të forcojë institucionet dhe sundimin e ligjit. Përveç kësaj, burimet e energjisë duhet të diversifikohen duke zvogëluar varësinë e vendit nga gjenerimi i hidrocentraleve.
Lexoni gjithashtu:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.