Vala e dytë e COVID-19, mjeku Tolaj: Autoritetet nuk kanë qenë serioze në marrjen e masave
Mjeku infektolog Ilir Tolaj në një intervistë për Euronews Albnia, tha se kjo valë e dytë e pandemisë po reflektohet në një numër jashtëzakonisht të madh të infeksioneve të reja.
“Koha më e qetë e pandemisë midis dy valëve, as nga Shqipëria dhe as nga Kosova nuk është shfrytëzuar për të krijuar kapacitete të reja ose për të shtuar kapacitetet ekzistuese,” – tha mjeku i cili sqaroi se për këto arsye merren dhe masat kufizuese.
Sipas tij autoritetet përkatëse nuk kanë qenë serioze në pritjen e valës së dytë dhe kanë konsideruar se gjithçka mori fund me valën e parë duke mos i dhënë vëmendjen e duhur pandemisë dhe menaxhimit të saj.
Në këndvështrimin e mjekut Tolaj për parandalimin e situatës, ose do të duhet që masat kufizuese të jenë shumë më të forta ose kapacitetet spitalore duhen shtuar.
“Sistemi shëndetësor si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë ka ende resurse dhe kapacitete të pashfrytëzuara deri tani të cilat mund të shfrytëzohen në një situatë më kritike,” – tha Tolaj.
“Problemi kryesor është që çdo gjë politizohet,” – shtoi ai.
Pas një muaji nëse vazhdohet me këto masa mjeku pohoi se numri ka mundësi të bjerë por sidoqoftë pandemia nuk do të mund të largohet. Sapo masat të lirohen virusi do të jetë sërish në një fluks numri në rritje.
Ilir Tolaj sqaroi se për vendet në zhvillim si Shqipëria dhe Kosova këto masa nuk janë aspak pozitive.
Lexoni gjithashtu:
Lëvizje me kufizim, si sigurohet autorizimi nga ora 22:00-06:00 për të shmangur gjobën
Rritet numri i të shtruarve me Covid-19 në spitalin e Pejës në Kosovë
777 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë, mbi 8 mijë të tjerë të infektuar
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta