Ktheu qendrën e masazhit në ‘strofull’ prostitucioni, gjykata lë në qeli menaxherin
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg menaxherin e qendrës së masazhit “Delir”, Fatjon Hyka, i cili është akuzuar për prostitucion. Togat e zeza të kryeqytetit kanë pranuar kërkesën e prokurorisë ndaj 35-vjeçarit.
Euronews Albania mëson se prova kryesore e prokurorisë është një bllok shënimesh i vajzave që prostituonin, ku shënoheshin oraret dhe shprehnin gadishmërinë për të kryer prostitucion.
Po kështu një provë tjetër është edhe dëshmia e katër vajzave që po hetohen në gjendje te lirë. Vetë 35-vjecari ka mohuar akuzat përpara gjykatës, por kërkesa e tij është rrezuar nga trupi gjykues.
Ndërsa avokati mbrojtës i 35-vjeçarit u shpreh: “Është person korrekt, me profesion mësues dhe sipas tij nuk ka pasur dijeni për atë çka bëhej brenda qendrës që ai menaxhonte”.
35-vjeçari u arrestua një ditë më parë dhe mbi të rëndon vepra penale “Prostitucioni”.
Lexoni gjithashtu:
Prostitucion në qendrën e masazhit në Tiranë. Arrestohet 35-vjeçari, nën hetim 4 vajza
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta