Urbanët ankesë për masat, Memaj: Subjektet po respektojnë rregullat, qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim

12 Nëntor 2020 | 18:45

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania tha se vendimi i qeverisë për të kufizuar lëvizjen nga ora 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit penalizon jo vetëm transportin urban, por edhe qytetarët, të cilët sipas tij në këto kushte do të përballen me dyndje dhe fluks më të shtuar në orën e lejuar.

Ai shpjegoi se anulimi i orës 5:00 për transportin publik, bën që të gjithë personat të cilët në atë orë zakonisht lëvizin për në punë, të përdorin urbanët e orës 6:00 duke u përballur jo vetëm me fluks, por edhe me trafik më të shtuar, çka nga ana tjetër sipas tij, shton edhe koston për transportin urban.

I pyetur lidhur me faktin se a po respektohen masat anti-COVID në transportin publik, z.Memaj u shpreh se nga ana e subjekteve gjithçka po respektohet, që nga pajisje me dezinfektues, e deri tek tabelat informative, por problemi sipas tij qëndron tek qytetarët, të cilët duhet të bëjnë secili detyrën e vet përballë kësaj situate.

Teksa rikujtoi protestat e mbajtura pak kohë më parë nga punonjësit e transportit publik, z. Memaj tha se ende asnjë nga kërkesat e tyre nuk është plotësuar dhe mundësia e protestave të tjera është sërish në diskutim.

“Që nga protesta e fillimit na u premtua që do të rishikohej TVSH në shitje dhe akciza, që janë dy elemente që ne na favorizojnë për të ofruar kushte më të mira për qytetarët.

Ka pasur edhe premtime, si falja e taksave vendore, por asnjë nga subjekteve nuk u është falur, madje i kanë paguar bashkë me kamatëvonesë. Jemi në bisedime të hyjmë sërish në protestë, e kërkojë të gjithë operatorët. Ne do të jemi zëri i tyre, në momentin që do të duan të dalin të bllokojmë rrugët, edhe ne do i ndjekim”, tha kryetari i Shoqatës së Transportit Urban.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021