Siguria ushqimore, prodhuesit kërkojnë më tepër kontrolle për produktet e importit

12 Nëntor 2020 | 19:08

Bledar Skënderi drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Sokol Kraja, kryetar bordi i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, analizuan për Euronews Albania situatën aktuale të tregut kur produktet e shportës mbeten me etiketa të dyshimta të skadencës, pavarësisht se ligji ka dy vite që kërkon që ato të jenë të vendosura dhe të pandryshueshme në ambalazh.

Sipas Skënderit autoritetet kanë ecur paralelisht me rregullimin e legjislacionit sipas ligjeve evropiane, ndërsa në terren është vijuar në mënyrë të kënaqshme me kontrollet. Nga ana tjetër Kraja theksoi se AKU-ja vë më shumë nën kontroll produktet e prodhuara nga sipërmarrjet shqiptare se sa ato të importit, që në gjykimin e tij lë më shumë shteg për abuzime pasi sipërmarrësit “nuk e kanë të sigurt se çfarë marrin”.

“Detyrimi i firmave për të vënë etiketat me germa të gdhendura i rëndon firmat nga pikëpamja financiare, sepse nuk është një etiketë, por një seri e tërë, normalisht prandaj u bë edhe ashpërsimi i kodit penal,” – tha drejtori i AKU-së, Skënderi, pasi tregoi se procesi i etiketimit bëhet me vetëdeklarim, ndërsa AKU më pas e miraton.

Sipas kodit penal falsifikimi i etiketave të produkteve ushqimore dënohet nga 3 deri në 10 vjet burg.

“Duhet kërkuar më shumë kontroll te produktet e importit, pasi tregtarët e blejnë pa e ditur se çfarë ka brenda, bazohet te çfarë kanë thënë prodhuesit e huaj, dhe nuk mundet AKU-ja që t’i kontrollojë edhe ato,” – u shpreh përfaqësuesi i prodhuesve shqiptarë Sokol Kraja.

Drejtori i AKU-së tha se sipërmarrjet duhet të bëjnë vetë kontrolle periodike për produktet që kanë, ndërsa sqaroi se kontrollet bëhen në bazë të riskut që kanë vetë produktet, si për shembull bulmetet, mishi etj.

Aktualisht AKU ka 430 persona staf të ndarë në 12 drejtori rajonale, shtrirje që sipas drejtorit Bledar Skënderi është e kënaqshme, por që nevojitet një rritje e cilësisë së kontrollit. Ai tha se aktualisht autoriteti synon të ngre regjistër kontrollesh, i cili do të përmbledhë raportet e sipërmarrjet për auto-kontrollet dhe klasifikimin e sipërmarrjeve në bazë të përvojës dhe jo vetëm riskut.

“Një biznes që del tre herë i rregullt, t’ia shtyjmë afatin e kontrollit, një që del i parregullt t’ia ngushtojmë afatin e kontrollit,” – u shpreh drejtori i AKU-së.

Bilanci tregtar i Shqipërisë është në raport negativ kundrejt importeve me rreth 3 miliardë dollarë më pak eksporte se sa importe. Sipas përfaqësuesit të prodhuesve shqiptarë, Sokol Kraja, në këtë bilanc Shqipëria humbet çdo vit 750 milionë euro.

“Jemi edhe vend bujqësor edhe humbim nga ushqimet nga 750 milionë euro […] kjo s’është për t’u çuditur sepse po të shohim numrin e bizneseve llogariten 160 mijë biznese dhe jo rastësisht janë vetëm 500 biznese prodhuese me mbi 50 veta [punëtorë], çfarë mund të kërkosh kur mbi 100 mijë biznese janë të orientuara drejt shërbimeve, ekonomia nuk zhvillohet me biznese të vogla,” – analizoi më tej Kraja duk kërkuar një orientim më favorizues të politikave makroekonomike.

Ndër problemet kryesore të prodhuesve u tha të ishte mungesa e laboratorëve të certifikuar, ndërkohë që nga drejtori i AKU-së u tha se nevojiten sisteme më të mira, staf dhe buxhet.

 

Ndiqni intervistën e plotë:

 

Lexoni gjithashtu:

Siguria ushqimore, vendimi i AKU-së nuk gjen zbatim, datat e skadencës fshihen lehtësisht

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021