Plator Nesturi: Partitë e reja do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit
Partitë e reja do të kenë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, kështu mendon analisti Plator Nesturi, i cili gjatë një debati në emisionin Ilva Now në Euronews Albania, përballë analistit Vehab Kola dhe gazetarit Aleksandër Çipës, theksoi se dalja e partive të reja nga opozita fragmentarizojnë edhe votën që do të mundë të marrë Partia Demokratike.
“Partitë e reja, s’e di se çfarë vendi do të zënë në spektrin politik, por që do të kenë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit, do të kenë, kryesisht te humbësi, e them këtë gjë sepse në vetvete këto parti janë krijuar nga spektri i djathtë, janë dalë nga Partia Demokratike,” – u shpreh Nesturi duke theksuar se përgjithësisht nuk ndodh që përpara zgjedhjeve të krijohen parti të reja nga opozita.
Nesturi e konsideroi krijimin e partive të reja si rrjedhojë e luftës së brendshme brenda Partisë Demokratike ku sipas tij kryetarit Lulzim Basha tashmë i duhet ta zhvendosë luftën politike “edhe anash” sepse me partitë e reja oponenca bëhet edhe mes tyre.
“Këto parti në fund të fundit janë pjesë e opozitës dhe e kërkojnë votën e tyre në elektoratin e djathtë, dhe në këtë aspekt kemi jo vetëm ndarje të votave të elektoratit të djathtë, por edhe betejë që patjetër do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit,” – u shpreh Nesturi.
Sipas Nesturit fragmentarizimi i së djathtës mund të ndikojë edhe te elektorati gri. Ai këmbënguli se fragmentarizimi është fenomen i pamohueshëm.
Për sa i përket koalicioneve, Nesturi tha se është e paqartë se si do të pozicionohen partitë e reja, ndërsa dy partitë e mëdha opozitare, sipas tij, do të organizohen në dy koalicione më vete.
“Çdo lloj vote e marrë, sidomos në qarqe të veçanta mund të bëjë dallime në ndarjen e mandateve, është si atëherë kur Partia Demokratike bëri koalicion me Partinë Komuniste në Bashkinë Tiranë kur ato vota që mori Hysni Milloshi me partinë e tij ndikoi në rezultatin e atyre zgjedhjeve,” – u shpreh Nesturi.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Të rinjtë e 25 prillit, Vehap Kola: Janë parti pa kauza që kanë si qëllim të ndihmojnë pushtetin
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta