Në kërkim të një presidenti, fraksione në politikën kosovare
Çdo ditë që kalon, dalin në sipërfaqe më shumë ndarjet politike për emrin e presidentit të ri, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit e dorëzimit të tij në Hagë, si i akuzuar për krime të luftës.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e kërkon këtë post me vota te marra borxh.
“Unë e kam dhënë një ofertë për të marrë edhe besimin e PDK-së. Këtë do t’ia kthejë me votë kësaj partie për ndonjë post të një figure të tyre, qoftë president kryeparlametar, kryeministër. Këtë mund ta bëj edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Pra, që ata të më japin votat tani dhe ne t’ua kthejmë kur atyre t’iu duhen,” – u shpreh kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Në Partinë Demokratike të Kosovës deklarojnë se çështja e presidentit të ri nuk është temë e kësaj partie. Sipas kësaj partie opozitare, kjo është punë e partive të koalicionit aktual qeverisës.
Ndërkohë që në LDK, partinë më të madhe të koalicionit qeveritar, deklarojnë se nuk ka përçarje brenda partive në pushtet. Sipas tyre, zgjedhja e presidentit të ri, nuk ishte pjesë e marrëveshjes për Qeverinë.
Paqe nuk ka as brenda LDK-së, pasi përjashtimi i Vjosa Osmanit, aktualisht presidentja në detyrë e Kosovës, ka krijuar fraksion brenda kësaj partie. Një prej deputetëve përkrahës të Osmanit, Haxhi Avdyli, e cilëson kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, si president në tentativë.
“Ky President në tentativë, paska thënë që Vjosa flet kot dhe troket në derë të hapur sa i përket dialogut. Nëse e dëgjon me vëmendje, Vjosa nuk e kërkon pezullimin e dialogut, por unifikimin e qëndrimit të përbashkët të Kosovës para se të shkohet në Bruksel. Por, për Isa Mustafën rëndësi paska vetëm qëndrimi që e ka tani PDK-ja,” – tha Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së dhe përkrahës i Vjosa Osmanit.
Aktualisht Kosova është pa President, kurse Kryeparlamentarja Osmani këtë detyrë ka të drejtë sipas Kushtetutës që ta ushtrojë vetëm gjashtë muaj. Brenda kësaj kohe, duhet të gjendet emri i ri ose vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Lexoni gjithashtu:
Aktakuza për krime lufte, Thaçi dhe Krasniqi sot para Gjykatës së Hagës
”Në kërkim të Presidentit të ri”, Thaçi takon Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta