Deklarata e Vuçiç, ish-deputeti i AAK-së: Bën presione për të realizuar idenë e asociacionit të komunave serbe
Bujar Dugolli, ish-deputet i AAK-së u shpreh për “Good Morning Albanians” se në krye të shtetit të Serbisë është një strukturë e njohur që ka qenë pjesë e regjimit të Millosheviçit. Sipas tij kjo strukturë gjithmonë punon që konflikti mes Kosovës dhe Serbisë të mbetet i ngrirë.
“Garnitura ekzistuese në krye të shtetit të Serbisë është një strukturë e njohur, ka qenë pjesë e regjimit të Millosheviçit. Ata ndryshojnë forma të veprimit dhe deklarimit. Kanë punuar që konflikti të mbetet i ngrirë duke mos ofruar janë zgjidhje që të pajtohen popujt dhe shtetet. Ne nuk i frikësohemi kërcënimeve të Beogradit. Ky do të duhet të jetë një mesazh i qartë për bashkësinë ndërkombëtare, që të shohin qasjen sesi e kanë autoritetet e Beogradit në marrëdhënie me Kosovën”, tha ai.
Dugolli theksoi më tej Vuçiç bën presione nëpërmjet deklaratave të tij për të realizuar idenë e asociacionit të komunave serbe, që të marrin sa më shumë kompetenca në to.
“Perëndimi, shumica dërmuese ka njohur pavarësinë e Kosovës, përveç 5 vende të BE-së. Ideja e bisedimeve, siç e sheh pala serbe për ta de-funksionializuar shtetin e Kosovës nga brenda, do të thotë që nuk do të gjejë mbështetje. Mundohen që të gjejnë aleatë, sa i përket kësaj ideje. Ata bëjnë presione për të realizuar idenë e asociacionit të komunave serbe që të marrin sa më shumë kompetenca”, tha ai.
“Strukturat politike të dala nga struktura e rezistencës, pra të UÇK-së vazhdojnë të jenë të shantazhuar nga Beogradi. Ata shantazhojnë këtë strukturë për të realizuar idetë e veta në tavolinë. Nuk do të ishte mirë që njerëz të dalë nga lufta të jenë pjesë e politikës, për faktin që do të vijojnë të shantazhohen“, tha ai më tej.
Lexoni gjithashtu:
Vuçiç krahasoi Kosovën me Nagorno-Karabak, gazetari: Është vazhdues i politikës së Millosheviçit
Vuçiç krahason Kosovën me Nagorno-Karabak dhe kërcënon me luftë
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)