Pritet të rritet me 15% energjia elektrike në Kosovë, kur merret vendimi
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energjinë në Kosovë, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n.
Kjo bën që duke filluar duke filluar nga 1 prilli do të shtrenjtohet për rreth 14-15 për qind bazuar në këto tarifa, raporton Ekonomia Online.
Kështu bëri të ditur kryetari i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, i cili tha se rritja e saktë do të dihet në mbledhjen e ardhshme të këtij bordi. Ai shtoi se çmimi i ri llogaritet të jetë përafërsisht 14 deri 15 për qind më i lartë.
Fejzullahu, për këtë shtrenjtim të rrymës, ka fajësuar rritjen e çmimit të importit, rregullimet që po bëhen në bllokun B të KEK-ut dhe inflacionin.
“Duke marrë parasysh rritjen e çmimit të importit dhe rregullimet në Bllokun B, por edhe inflacionin, ZRrE ka marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës”.“Kemi llogaritur se rritja do të jetë 14-15%, por saktësisht do të dihet në mbledhjen tjetër të ZRrE-së”, ka thënë ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta