U infektua me COVID, mesazhi i Kryepeshkopit Janullatos nga spitali në Greqi

13 Nëntor 2020 | 10:46

“Mos ki frikë, vetëm beso”, ky është mesazhi i Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos nga njësia e kujdesit intensiv të spitalit “Evagelismos” në Greqi, ku po kurohet pas infektimit me COVID-19.

Përveç kësaj, ai i shpreh falënderimet të përzemërta mjekëve, infermierëve dhe njerëzve për dashurinë dhe lutjet e tyre.

“Dita e parë në ‘Evangelismos’ tashmë ka kaluar dhe gjithçka po shkon mirë. Gjatë gjithë jetës sonë ne i referohemi Zotit të surprizave por edhe Zotit të mrekullive.

Udhëtimi ynë në Shqipëri nisi me thirrjen ‘Zoti është me ne’ dhe përgjigjen ‘dhe ne me të’, i cili mbështeste sigurinë tonë se Zoti nuk do të na lërë”, shprehet Janullatos.

Gjithashtu, Presidentja e Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropulu kontaktoi sot përmes telefonit me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë për t’i uruar shërim dhe rikthim të shpejtë në detyrat e tij të rëndësishme.

Lexoni gjithashtu: 

Kryepeshkopi Janullatos i infektuar me koronavirus, pritet të transferohet drejt Greqisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026