Zemërohen tifozët bardheblu, largimi i trajnerit krijon pakënaqësi e komente negative
Largimi i trajnerit Emanuel Egbo ka bërë që tifozët bardheblu të reagojnë në rrjetet sociale ndaj drejtuesve të klubit.
Në njoftimin ku u bë e ditur ndërprerja e bashkëpunimit me teknikun nigerian tifozët kanë treguar se momenti për të marrë këtë vendim nuk ishte i duhuri, duke akuzuar se një veprim i tillë nuk i shkon për shtat aspak një klubi serioz.
Në postimin në “Facebook” numërohen mbi 600 komente në vetëm pak orë, shumica prej të cilave janë kundër klubit. Në disa prej komenteve akuzohet se humbja me Korabin ishte me tendencë për të marrë vendimin për të larguar trajnerin.
Pjesa më e madhe e mbështetësve bardheblu kanë shpërthyer me akuza menjëherë pas ndeshje.
Egbo mori drejtimin e Tiranës në dhjetor të vitit 2019 dhe arriti që ta shpallte kampion, pas një pritje 11-vjeçare. Disa prej tifozëve nuk nguruan që të tregonin mbështetjen e tyre për 47-vjeçarin, i cili për vite me radhë ka qenë pjesë e klubit bardheblu në rolin e trajnerit të portierëve.
Lexoni gjithashtu:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)