Vuçiç sqaron krahasim e konflikt me Kosovën me luftën Armeni-Azerbajxhan
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një sqarim lidhur me krahasimin që i bëri konfliktit të vendit të tij me Kosovën me atë të Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Deklarata pati shumë jehonë në Kosovë dhe Shqipëri, ku shumë aktorë të politikës e dënuan atë si kërcënuese për paqenë në rajon.
Por, Vuçiç në një deklaratë tjerë të bërë të premten ka sqaruar se krahasimi kishte të bënte me politikat dhe dialogun me Prishtinën.
Presidenti serb tha se thirrja e tij për paqe është dëgjuar si thirrje për luftë. Vuçiç duke iu drejtuar politikanëve në Kosovë tha se Serbia nuk është armiku i tyre, duke shtuar se ata kanë në Beograd një bashkëbisedues që kërkon dialog dhe paqe, por me kushtin që Serbia të mos poshtërohet.
Duke iu referuar reagimeve në Prishtinë dhe Tiranë, Vuçiç theksoi se, deklarata e “konflikti i ngrirë nuk ishte zgjidhje”, i referohej gjithashtu situatës së vështirë në të cilën ndodhet Serbia.
“Deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Fola për nevojën e shmangies së politikave të një konflikt të ngrirë dhe që ky konflikt i ngrirë mund të çojë në një konflikt në të ardhmen dhe që asnjëri nuk do ta donte”, tha presidenti i Serbisë.
“Disa më sulmojnë në Beograd për tradhti. Ata që nuk duan të dëgjojnë se çfarë po them, nuk mund t’i ndihmoj. Për mua është e rëndësishme që ne të ruajmë paqen dhe kjo do të jetë politika që Serbia do të ndjekë”, ka shtuar Vuçiç.
Në përfundim, presidenti serb tha se, ata do të duhet të bisedojnë me shqiptarët duke thënë se do të duhet të jetojnë “me ta dhe krah tyre” duke shtuar se shqiptarët duhet të kuptojnë se serbët nuk janë armiku i tyre, por popull që kërkon paqe.
“Politikanët shqiptarë më dëgjuan dhe kuptuan mirë por ata kanë arsyet e tyre që t’i transformojnë fjalët e mia. Ata sillen si të ishin në luftë, sikur do të duhej që çdo ditë të thonë një gjë të keqe kundër nesh dhe kjo tregon më shumë për ata se sa për ne. Ata vënë në dyshim fjalët e mia sepse kanë probleme të tjera”, tha Vuçiç
Lexoni gjithashtu:
Deklarata e Vuçiç, Majko: Serbia po armatoset vrullshëm, s’besoj se është për gjueti rosash
‘Serbia do të forcojë ushtrinë’, Hoti: Deklaratat e Vuçiç nuk kontribuojnë në paqe dhe stabilitet
Vuçiç krahason Kosovën me Nagorno-Karabak dhe kërcënon me luftë
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet