Ambasadorja shqiptare viziton Kryepeshkopin Janullatos, gjendja e tij më e mirë
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht infektimit nga COVID-19.
Lajmi është përcjellë për mediat nga ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Luela Hajdaraga, e cila gjatë ditës së premte e vizitoi klerin e lartë 91-vjeçar në spitalin “Evangjelizmos” në Athinë.
Hajdaraga i shprehu Janullatosit lutjet dhe urimet e besimtarëve shqiptarë për shërim të shpejtë të tij.
Janullatos e mirëpriti me kënaqësi ambasadoren. Dukshëm i buzëqeshur ai e falënderoi për urimin teksa shkëmbeu me të edhe disa fjalë rreth detyrës që Hajdaraga ka marrë së fundmi dhe takimit që kishte pasur me të vite më parë.
Kryepeshkopi tha se “pa frikë” dhe “me besim” do të mund t’ia dilte edhe kësaj sprove shëndetësore.
Në muajin qershor Janullatos kaloi me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, ndërhyrje të cilën ai e kreu në një spital privat në Tiranë.
Pas diagnostikimit me COVID-19 pak ditë më parë, ai u transferua në Athinë për trajtim më të specializuar.
Prej vitit 1992, Janullatos drejton Kryepeshkopatën Ortodokse, periudhë që përkon me lejimin sërish të besimit në Zot përmes fesë në Shqipëri, besim që ishte ndaluar me ligj nga diktatura komuniste prej vitit 1967.
Lexoni gjithashtu:
U infektua me COVID, mesazhi i Kryepeshkopit Janullatos nga spitali në Greqi
Kryepeshkopi Janullatos i infektuar me koronavirus, pritet të transferohet drejt Greqisë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta