Deputetja e PDK-së: Kosova ka përjetuar dramën më të rëndë pas luftës

13 Nëntor 2020 | 18:51

Politika në Kosovë vijon të jetë e trazuar pas zhvillimeve të fundit, ku ish-drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballen me Gjykatën e Hagës pasi ndaj tyre janë ngritur akuza për krime lufte.

Pas konfirmimit të aktakuzës së Speciales, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit, ndërsa në vend të tij u caktua si ushtruese detyre kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Pas këtyre zhvillimeve jo të favorshme për Kosovën, partitë politike nuk kanë gjetur akoma një konsensus për të caktuar presidentin e ri.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha në Euronews Albania se partia e saj, nuk ka menduar për zgjedhjen e presidentit, por shtoi se palët duhet të tregojnë mirëkuptim të gjerë.

“Kosova ka përjetuar njërën prej dramave më të rënda të Kosovës së pasluftës pasi kanë qenë edhe aktakuzat e Specialites, të cilat kanë rënduar gjendjen e qytetarëve dhe të vetë PDK-së. Sa i përket zgjedhjes së presidentit, ne nuk i kemi diskutuar në këto rrethana, sepse është ende herët që të diskutohet, natyrisht janë opsione që do të vihen në diskutim, por për një pozicion të tillë do duhej një konsensus më i gjerë politik, në mënyrë që të vendosin për zgjedhjen e presidentit. Duhet një angazhim i partive politike, që të kenë një qartësi me procesin”, tha ajo.

Më herët deputetja, Fjolla Ujkani u shpreh se partia e saj, Vëtëvendosje, është e mendimit, që Kosova duhet të mbajë zgjedhje të parakohshme.

“Lëvizja Vetëvendosje që në një kohë të gjatë ka kërkuar të shkojë në zgjedhje të parakohshme sepse po e shohim se është krijuar një qeveri ilegale dhe nuk e ka kredon (besimin) për të vijuar qeverisjen, nuk i ka numrat për të vijuar me një qeverisje siç duhet dhe të funksionojë në të mirën e shtetit. Po thellohemi në një krizë ekonomike dhe shëndetësore. Alternativa jonë është që të shkojmë më parë ën zgjedhje, sepse kjo qeveri nuk ka as dijen dhe as idenë se si duhet menaxhuar as ekonomike dhe as shëndetësisë”, tha ajo.

Lexoni gjithashtu:

Kosova në kërkim të presidentit, deputetja Fjolla Ujkani: Vetëvendosje kërkon zgjedhje të parakohshme

‘Serbia do të forcojë ushtrinë’, Hoti: Deklaratat e Vuçiç nuk kontribuojnë në paqe dhe stabilitet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026