Masat anti-covid zbrazin sheshet dhe rrugët e Prishtinës

13 Nëntor 2020 | 20:10

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, bën pjesë në mesin e dhjetë komunave, të cilat prej orës 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit do të kenë kufizim në lëvizje.

Sheshet dhe rrugët e kryeqytetit duken të zbrazura mbrëmjen e kësaj së premteje menjëherë pas hyrjes në fuqi të të ashtuquajturës “Ora Policore”.

Kufizim të lëvizjes do të ketë deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit. Kosova Press raporton se orar i njëjtë do të jetë edhe për kufizimin e hyrje-daljeve brenda territorit të Prishtinës.

Kryeqyteti bën pjesë në “zonën e kuqe”, dhe konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e  Covid-19.

Autoritetet në Kosovë njoftuan sot se 13 qytetarë kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, ndërsa nga 2056 teste të kryera, 963 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha të enjten pasi vizioi Klinikën Infektive në Prishtinë se situata me pandeminë e Covid-19 është serioze, ndërsa garantoi se strukturat po bëjnë përpjekje maksimale për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Bashkë me ministrin do të jemi këtu në vizita të rregullta dhe do të bëjmë të pamundurën që të gjithë pacientët të marrin ndihmën e duhur mjekësore”, u shpreh ai. 

Lexoni gjithashtu: 
 

Masat anti-covid zbrazin sheshet dhe rrugët e Prishtinës

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026