I infektuar nga COVID-19, Myftiu i Shkodrës dërgohet për mjekim në Turqi

14 Nëntor 2020 | 08:33

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari është nisur ditën e shtunë për mjekim më të specializuar në Turqi pasi infektimi prej COVID-19 i ka rënduar atij shëndetin.

Lajmi është konfirmuar për Euronews Albania nga gazetari Dori Gjerga, i cili raportoi se më herët drejt Turqisë qe dërguar edhe i ati i Sytarit, edhe ai i prekur nga koronavirusi.

Sytari, 42 vjeç, është emëruar Myfti i Shkodrës prej vitit 2010, ndërsa ka dhënë kontribut të vyer në komunitetin mysliman me dhjetëra botime. Ai është anëtar i Këshillit të Teologëve të Komunitetit Mysliman, ndërkohë që në vitin 2018 Këshilli i Qarkut Shkodër e vlerësoi atë me titullin “Nderi i Qarkut Shkodër”.

Përveç Sytarit, aktualisht edhe klerët e lartë kishës katolike dhe orthodokse në Shqipëri, Arkipeshkët George Frendo dhe Anastas Janullatos janë prekur nga COVID-19.

Janullatos u dërgua gjithashtu për mjekim jashtë shtetit.

 

Lexoni gjithashtu:

I infektuar me COVID-19, shtrohet në spital arqipeshkëvi George Frendo

Ambasadorja shqiptare viziton Kryepeshkopin Janullatos, gjendja e tij më e mirë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026