Putin inauguron urën hekurudhore që lidh Rusinë me Krimenë

23 Dhjetor 2019 | 19:19

Të hënën, Vladimir Putin ka inauguruar një urë të me përmasa gjigande e cila lidh Rusinë me Krimenë, gadishullin ukrainas që aneksoi në 2014.

Presidenti rus qëndroi në kabinën e një treni për hapjen e urës 19 kilometra të gjatë, e cila është njëkohësisht dhe ura më gjatë në Europë.

Projekti synon të forcojë lidhjet midis Rusisë dhe Krimesë duke rritur transportin e mallrave dhe duke inkurajuar fluksin e turistëve.

Putin përgëzoi punëtorët e ndërtimit për përfundimin e urës duke thënë se “kanë vërtetuar aftësinë tonë për të drejtuar projekte infrastrukturore të një shkalle të gjerë”.

Ai tha se 14 milion pasagjerë dhe rreth 13 milion ton mallra priten të kalojnë përmes urës vitin që vjen.

Teksa kalimi për pasagjerët do të nisë menjëherë, trenat e mallrave do të fillojnë korrikun e ardhshëm.

Rusia aneksoi Krimenë në mars 2014, pasi banorët e gadishullit votuan në një referendum të drejtuar nga Rusia për tu bashkuar me të.

Lëvizja solli censurë të përhapur ndërkombëtare, duke përfshirë dhe sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian ndaj Rusisë.

Një urë paralele për automjete përmes Ngushticës së Kërçit dhe Detit Azov u hap në maj 2018.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026