Pandemia rrit vjedhjen e biçikletave, çdo ditë në policinë e Tiranës denoncohen 20-30 raste
Pandemia Covid19 shtoi përdorimin e biçikletave por njëkohësisht edhe vjedhjen e tyre. Çdo ditë në kryeqytet raportohen 20 deri në 30 biçikleta të vjedhura ndërsa Euronews Albania mëson se identifikimi i autorëve është tejet i vështirë për shkak se denoncuesit nuk disponojnë fatura blerje apo një dokument me numrin e serisë.
Lëvizjet e kufizuara gjatë kohës kur Shqipëria ishte në shtetrrethim si pasojë e pandemisë së Covid19 rriti ndjeshëm përdorimin e biçikletave nga qytetarët.
Por përdorimi në masë i biçikletave solli dhe shtimin e vjedhjeve të tyre. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se çdo ditë në të gjithë komisariatet e policisë në Tiranë denoncohen 20-30 biçikleta të vjedhura ndërsa në rang vendi kjo shifër shkon në 50-60.
Euronews Albania sjell pamje filmike të disa prej vjedhjeve të kryera në javët e fundit në kryeqytet me autorët të cilët ende nuk janë identifikuar nga ana e policisë. Me maska anti-Covid për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe me pinca mekanike hajdutët zgjedhin sheshpushimet e pallateve dhe garazhet e tyre për të kryer vjedhjet.
Në këto pamje që shihni janë momentet nga vjedhja e një biçiklete në rrugën e “Dibrës” vetëm pak ditë më parë. Një djalë i ri ende i paidentifikuar futet në hyrjen e pallatit dhe ndonëse pikas kamerën e sigurisë vijon i pa shqetësuar “misionin e tij”.
Vetëm një minutë kohë i duhet atij për të kryer vjedhjen dhe më pas për t’u larguar qetësisht.
Euronews Albania u interesua pranë policisë së Tiranës lidhur me këtë fenomen dhe mësoi se gjurmimi por dhe identifikimi i biçikletave të vjedhura ka vështirësi për shkak se pjesa më e madhe e denoncuesve nuk disponojnë fatura blerje apo një numër serie.
Ndërkaq po i njëjti burim tha se biçikletat e vjedhura hidhen sërish në treg nga hajdutët që i shesin ato për një çmim shumë herë më të vogël se vlera reale e tyre. Kjo ka bërë që shpesh herë policia e Tiranës të ndërmarrë operacione në disa prej tregjeve ku shiten biçikleta duke bllokuar një numër të madh pasi nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta