Arrest me burg për 42-vjeçaren që mashtronte bizneset kinse ishte shefe policie

14 Nëntor 2020 | 10:13

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 42-vjeçaren Elvira Lani, e cila akuzohet se ka mashtruar disa sipërmarrës duke u marrë produkte pa paguar me pretendimin se ishte punonjëse policie.

Në seancën me dyer të mbyllura që zgjati rreth 40 minuta, Lani i ka mohuar akuzat.

Referuar hetimeve të prokurorisë, Lani prezantohej  si shefe e krimeve apo si person që mbante poste të larta në institucione të ndryshme shtetërore dhe pasi shkonte në dyqane të ndryshme në kryeqytet, merrte rroba dhe bizhuteri pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se 42 vjeçarja ka mashtruar në kohë të ndryshme të  paktën katër pronarë dyqanesh duke përfituar sende në vlera të konsiderueshme monetare.

Por Lani e njohur për drejtësinë, pasi në 2017-tën është dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës për të njëjtën vepër penale, atë të mashtrimit më shumë se një herë dhe sipas informacioneve kishte fituar lirinë me kusht.  

Ajo u arrestua  tre ditë më parë nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar me emrin  “Premtimi”.  

Gjatë kontrollit në  banesë saj iu gjet një radio marrëse si ato të policisë, një pasaportë false diplomatike, një distinktiv  policie  si dhe dokumente të tjera institucionesh.

Pas bërjes publike të rastit mësohet se në polici janë paraqitur qytetarë të tjerë të cilët kanë bërë kallëzim për mashtrim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026