294 mijë eurot që u kapën në Durrës kishin si destinacion Lushnjën
Lushnja rezulton të ketë qenë destinacioni i kamionit në të cilin policia kufitare e portit të Durrësit gjeti të fshehur rreth 294 mijë euro.
Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Euronews Albania se ngarkesa vinte nga Ankona e Italisë dhe se dyshohet se paratë do t’i dërgoheshin një grupi kriminal të trafikut të drogës në Shqipëri.
Autoritetet mendojnë se ky grup ka aktivitet të shtrirë në Italinë e Veriut, pasi disa nga pakot e parave mbanin mbishkrime rajone si Bergamo apo Bolonja.
Lidhur me ngarkesën e parave bëhet me dije se kanë nisur hetime paralele edhe në Itali.
Mbrëmjen e së premtes policia raportoi arrestimin e Ferdinant Mirukajt (29 vjeç), të cilit iu gjetën të fshehura 282,265 euro në kabinën e kamionit që drejtonte.
Kolegut të tij, Aldo Lika (34 vjeç), policia i gjeti në një çantë personale 11,765 euro të padeklaruara.
Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kalimin e pikave kufitare të Shqipërisë dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vite.
Mirëpo shuma e madhe e parave të fshehura dhe fakti se pronari i kompanisë për të cilën dy kamionistët punonin, Erjon Jovani (36 vjeç), ka precedentë penale ka nxitur dyshimet e arsyeshme se paratë vijnë nga bota e krimit.
Dy vite më parë përmes një rrugëtimi të ngjashëm, autoritetet kapën në disa makina të importuara një sasi parashë prej 3.4 milionë eurosh të padeklaruara. Për këtë shumë pati vetëm katër persona të arrestuar, ndërsa çështja u politizua me përplasje mes opozitës dhe pozitës në parlamentin e asaj kohe.
Lexoni gjithashtu:
Durrës, kapen 294 mijë euro të fshehura në dy kamionë që transportonin makina nga Italia
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta