Dy ndeshje për kreun e grupit, Reja kërkon 6 pikë ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë
Trajneri i kombëtares Edoardo Reja kërkon nga skuadra të marrë 6 pikë në dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve përballë Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Tekniku ka besim se pavarësisht disa mungesave skuadra është gati për këto dy përballje.
“Lojtarët që kam aktivizuar më kanë krijuar një lloj garancie. Kemi marrë rezultate të merituara, por ka pasur edhe raste kur nuk kemi marrë. Ne mbetemi favoritë. Lojtarët që kanë luajtur më përshtaten më shumë në ndeshje. Duam të fokusohemi te Kazakistani. Kemi luajtur me ta para një muaji dhe ua dimë pikët e dobëta,” – u shpreh Reja.
Por trajneri nuk di vetëm pikat e dobëta të kundërshtarit. Në skuadrën e tij për momentin mbetet pikë e dobët reparti sulmues. Në këtë edicion të Nations League skuadra ka realizuar vetëm 2 gola në ndeshjen e parë me Bjellorusinë.
“Në momentin që dalim para porte, duhet të jemi konkretë. Trajneri duhet të punojë për këtë, fakti që skuadra ka pasur shumë raste, do të thotë se është bërë një punë e mirë. Duhet të fitojmë për të arritur objektivin tonë, që është vendi i parë në grup. Uroj që rastet e humbura në ndeshjet e kaluara, të jenë ruajtur për këto ndeshje,” – tha Edoardo Reja.
Përfaqësuesja luan të dielën përballë Kazakistanit ndërsa 3 ditë më vonë gjen përballë Bjellorusinë. Të dyja këto ndeshje do luhen në stadiumin Air Albania.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet