Kurti reagon për herë të parë pas arrestimeve të Speciales: Prokuroria e ka gabim, çlirimi ishte qëllimi

15 Nëntor 2020 | 13:00

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për herë të parë rreth aktakuzave të fundit dhe arrestimeve që ka kryer Gjykata Speciale në Kosovë.

Në një konferencë për mediat, Kurti tha se janë për keqardhje pretendimet e Speciales se gjoja UÇK-ja paska qenë strukturë kriminale.

Sipas tij, Specialja është e padrejtë dhe e njëanshme në raport me UÇK-në.

“Prokuroria e ka gabim. Nuk ka pasur strukturë të tillë paralele kriminale. UÇK kishte Shtabin e Përgjithshëm edhe drejtoritë përkatëse, Zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik, Adem Demaçi, zonat operative, brigadat e të tjera. E jo aty tash një strukturë paralele siç pretendon Prokuroria.

Po të thuhej që ndokush prej tyre ka pasur për qëllim kontrollin në mars të 2008 apo në mars të 2018 edhe mund të besohet, por kurrsesi në mars të vitit 1998. Çlirimi ishte qëllimi dhe jo fitimi dhe ushtrimi i kontrollit”, u shpreh ai.

Tashmë janë të arrestuar  Hashim Thaçi, Kadri Vesli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas aktakuzës, veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit,  të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999. 

Gjatë seancave të para në Hagë, Veseli, Thaçi, Selimi dhe Krasniqi kanë mohuar të gjitha akuzat. 

Lexoni gjithashtu:

‘Jam një çlirimtar, luftën e kam nisur me Adem Jasharin’, Rexhep Selimi në Hagë: Ndihen i pafajshëm, aktakuza shumë e rëndë

Përballja me Hagën, seanca e radhës e ish-luftëtarëve të UÇK-së më 18 nëntor

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026