Kreu i Komunës së Preshevës në gjendje të rëndë shëndetësore
Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pavarësisht se nuk është i prekur me sëmundjen infektive koronavirus. Njoftimi bëhet nga vetë ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin e Nishit.
“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës. Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjendem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital. Ju përshëndes të gjithëve. Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen”, shprehet ai.
Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe…
Posted by Shqiprim Arifi on Sunday, November 15, 2020
44-vjeçari në vitin 2015 së bashku me një grup të rinjsh kanë themeluar partinë “Aleternativa Për Ndryshim” me qëllim që të ndryshoj gjendjen sociale-politike dhe ekonomike në Preshevë.
Në zgjedhjet lokale në vitin 2016, Shqiprim Arifi emërohet si Kryetar i Komunës së Preshevës, detyrë që vazhdon ta kryejë edhe sot.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet