COVID-19, mjeku shqiptar në Gjermani: Testet e shpejta janë masa orientuese, nuk e zëvendësojnë tamponin
Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku shqiptar në Gjermani Alk Shehu tregoi se testimi është një ndër shtyllat kryesore të diagnostikimit të këtij virusi.
“Testimet në Gjermani janë shtuar në mënyrë eksponenciale që nga marsi. Gjermania arrin të bëjë rreth një milion testime në javë dhe testohen jo vetëm personat që janë simptomatik por edhe shumë njerëz në qytete të mëdha të vendit që thjesht kanë dëshirë të testohen dhe duan të dinë rezultatet e tyre.
Po ashtu shumë e rëndësishme është dhe ndjekja e kontakteve të personit, pra nëse një person rezulton pozitiv bëhet një hetim mjaft i thelluar për të parë ku ka qenë personi dhe kë ka takuar jo vetëm 2-3 ditë përpara por 7-10 ditë përpara,” – u shpreh mjeku.
Sa i përket testeve të shpejta ai i cilësoi si një masë orientuese ama theksoi se duhet bërë testi PCR, pra tamponi që nuk mund të zëvendësohet nga testet e shpejta.
“Testet e shpejta këshillohen dhe përdoren më shumë në vendet që nuk kanë mundësi teknike, laboratorike që të bëjnë testet tampon në masë, po ashtu dhe në vende të nivelit të tretë,” – sqaroi Shehu, sipas burimeve të Institutit të Virologjisë Gjermane.
Pavarësisht se në Gjermani situata është ende e qetë Alk Shehu tha se gatishmëria dhe vigjilenca janë maksimale duke qenë se shifrat e të prekurve me COVID janë gjithnjë në rritje.
Së fundmi ai u shpreh se nuk ka ende një protokoll zyrtar sa i përket kurës që lufton virusin. Mjekimi duhet të merret vetëm nga këshillimi i mjekut dhe nuk mundet që një person të marrë antibiotik apo hollues gjaku, që është shumë i rëndësishëm për trajtimin e COVID-19, pa pasur një konsultë me mjekun.
Lexoni gjithashtu:
Testimi masiv në Liverpool, qytetarët mirëpresin projektin e qeverisë, ekspertët skeptikë
Europa implementon masat, lehtësimi i kufizimeve nga COVID-19 as pas ndërrimit të viteve
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta